Thirrja e parë me kodin e ri telefonik +383 është realizuar në një konferencë për media të mbajtur nga Telekomi i Kosovës.
Drejtori menaxhues i Telekomit, Agron Mustafa, ka thënë se ky është një lajm i madh për Kosovën, pasi ky kod i ka munguar shtetit që prej çlirimit.
“Me zbatimin e kodit të ri, gradualisht kodet tjera do të eliminohen. Kodi 381 deri në fund të 2017 do të largohet tërësisht”, ka thënë Mustafa derisa ka realizuar këtë thirrje.