-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

81% e kosovarëve e konsiderojnë shëndetin e tyre në gjendje të mirë

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) do të publikojë sot zyrtarisht hulumtimin e parë gjithëpërfshirës për qasjen në kujdesin shëndetësor të grave dhe burrave në Kosovë.

Qeveria e Kosovës ka obligim ligjor për të mbrojtur dhe siguruar që të gjithë qytetarët në Kosovë të kenë të drejtën për shëndet.

Institucionet po ashtu janë të obliguara të mbledhin dhe të publikojnë të dhëna të ndara sipas gjinisë në pajtim me Ligjin për Barazi Gjinore. Sidoqoftë, deri më sot, Kosovës i kanë munguar informata të rëndësishme sa i përket qasjes së burrave dhe grave në kujdes kualitativ shëndetësor.

Në strategjinë e RrGGK-së për 2015-2018, kjo është identifikuar si një çështje e rëndësishme. Për këtë arsye, në vitin 2016, RrGGK ka ndërmarrë këtë hulumtim si një përpjekje për të adresuar këtë mungesë të informacionit.

Hulumtimi i cili është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Kolegjin e Dartmouth-it, Universitetin e Prishtinës dhe një ekipi prej më shumë se 30 vullnetarësh të dedikuar, ka përdorur metodat e përziera të hulumtimit që përfshijnë anketa familjare të 1,309 kosovarëve dhe intervista me 110 të anketuar, përfshirë praktikues të ndryshëm të kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Raporti nxjerrë të dhëna se deri në çfarë mase kosovarët i shfrytëzojnë shërbimet publike dhe private të kujdesit shëndetësor, apo hasin në pengesa të ndryshme financiare, gjeografike, etnike, kulturore dhe/apo të njohurisë për qasjen në kujdesin shëndetësor; dhe deri në çfarë mase janë të informuar për të drejtat e tyre si pacientë.

Ky raport shqyrton dallimet që ndikojnë në qasjen në kujdesin shëndetësor bazuar në gjini, etnicitet dhe vendbanim. Rekomandimet fokusohen në fusha që kërkojnë hulumtime shtesë, mundësi të ngritjes së dijenisë dhe opcione të politikave. Disa nga të gjeturat kyçe përfshijnë:

· 81% e kosovarëve e konsiderojnë shëndetin e tyre në gjendje të mirë apo shumë të mirë.

· Gratë e vlerësojnë gjendjen e shëndetit të tyre pak më keq se burrat.

· 23% e kosovarëve kanë raportuar se janë të limituar gjatë jetës së tyre të përditshme për shkak të arsyeve shëndetësore.

· 54% e të anketuarve nuk kanë pasur kurrë një kontroll të përgjithëm mjekësor.

· 26% e të anketuarve thanë që të paktën një herë gjatë vitit të kaluar duhet të ishin konsultuar me një mjek, por nuk e kanë bërë. Ngjashëm, 18% nuk janë këshilluar me një dentist kur kanë pasur nevojë.

· Shumë pak nga të anketuarit kanë përdorur egzaminim për diagnostifikim të kancerit.

· Pengesat kyçe për qasjen në kujdes shëndetësor përfshijnë tendencën e njerëzve për të “pritur dhe parë” nëse shëndeti i tyre do të përmirësohej; pengesat financiare; njohuritë e pamjaftueshme për ku dhe cilat lloje të kujdesit shëndetësor ofrohen; stigmatizimi shoqëror, veçanërisht lidhur me qasjen në kujdesin shëndetësor mendor; dhe konfidencialiteti i pamjaftueshëm mes punëtorëve të kujdesit shëndetësor.

· Vetëm 6% e të anketuarve kanë sigurim shëndetësor privat, kurse gratë në zona rurale kanë edhe më pak qasje.

· Vetëm 35.3% e të anketuarve kanë pasur njohuri që Qendrat Mjekësore Familjare Kryesore ofrojnë shërbime të shëndetit riprodhues.

· Derisa 59.2% e të anketuarve kanë preferuar objektet e kujdesit shëndetësor publik, kryesisht për shkak të çmimit, 32.3% kanë preferuar klinikat private, kryesisht për kualitetin e shërbimeve të ofruara.

· 20.5% e të gjithë të anketuarve dhe 10.9% e grave kanë raportuar se përdorin metodat moderne kontraceptive.

Raporti po ashtu ofron informata sa i përket perceptimeve të njerëzve për ambientin në Kosovë dhe si mund të ndikojë në shëndetin e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img