FIFA e ka publikuar sot renditjen e Kombëtareve, pak ditë pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
Kosova e sheh veten në pozitën e 107-të në këtë ranglistë, kurse Shqipëria në atë të 66-të.
Sa i përket renditjes së përgjithshme, prin Brazili, ndërsa kampionia e freskët e botës, Argjentina, e sheh veten në vendin e dytë, kurse finalistja Franca është e treta.
Në Top 10 gjenden edhe Kombëtaret si Belgjika, Anglia, Holanda, Kroacia, Italia, Portugalia dhe Spanja./Prishtinapress/