7.3 C
Pristina
Friday, November 8, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Popullit: Gjatë vitit 2022 kemi pranuar mbi 1 mijë e 500 ankesa nga qytetarët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, në konferencën e fundvitit të mbajtur këtë të enjte, tha se gjatë këtij viti kanë pranuar 1 mijë e 514 ankesa nga qytetarët.

Ai bëri të ditur se nga ky numër, janë hapur hetime për 645 raste.

Qelaj tutje u shpreh se gjendja e të drejtave të njeriut përgjatë viteve ka progres, por se nuk është në përputhje me standardet për të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Kjo për shkak të mungesës së zbatimit të ligjit. Në vitin 2022 kemi pranuar 1 mijë e 514 ankesa. Nga ky numër 645 raste janë hapur për hetim. Gjithashtu kemi hapur 39 raste sipas detyrës zyrtare – 16 prej tyre janë hapur nga raportimet e mediave”.

Avokati i Popullit theksoi se ankesat më të shumta janë për shkak të zvarritjes së procedurave gjyqësore – kjo si cenim i të drejtës për gjykim të paanshëm dhe të drejtë në kohë të arsyeshme.

“Qytetarët e komuniteteve joshumicë vazhdojnë t’i besojnë institucionit të Avokatit të Popullit. Këtë vit kemi pranuar 77 ankesa nga qytetarët e komunitetit serb, 27 nga komuniteti boshnjak, 13 nga komuniteti ashkali, 10 nga komuniteti turk, 10 nga komuniteti rom dhe nga dy ankesa nga komuniteti goran e egjiptian”.

Qelaj gjithashtu përmendi rritjen e çmimeve dhe ballafaqimin e ekonomive familjare me inflacionin, duke thënë se ka ndikuar drejtpërdrejt në keqësim të gjendjes së tyre sociale.

“Një kategori e qytetarëve për të cilët nuk ka folur pothuajse askush janë të papunët, të cilët jo vetëm që nuk kanë marrë mbështetje, por as nuk ka pasur përpjekje për t’i ndikuar në këto rrethana”.

Në fund, ai bëri të ditur se në vitin 2022 janë vrarë tri gra, janë dhunuar seksualisht disa të mitura si janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img