Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, në seancën ku në lexim të dytë po shqyrtohet Projektligji për zyrtarët publikë, ka thënë se Qeveria me Projekt-ligjin për Zyrtarët publikë po i diskriminon punonjësit e administratës publike
Ai ka thënë se Qeveria nuk ka marr parasysh kritikat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE) për këtë ligj.
“Kushdo që e kalon konkursin 70 për qind, emrat prej 30 për qind të tyre shkojnë tek mbikëqyrësi për përshtatshmëri e qëndrueshmëri. Unë i kam kritikat që janë dhënë për të. Nëse nuk ua ndien as për SHBA, as për BE, kë e keni ju referencë. Na detyroni të marrim hapa tjerë kushtetues për ta ndalë këtë çështje. Nuk është që nuk është abuzuar në të kaluarën me administratë por së paku rregullimi ligjor i sistemit nuk është prekur. Janë dashur 20 vjet për ta bërë këtë sistem të administratës. Në Kosovë nuk ka qenë sistemi i keq, njerëzit e kanë prishur atë sistem. Me këtë ligj bëhet diferencimi i administratës, ministri diferencon nga administrata stafin e tij. Askush në Kosovë sot nuk është i sigurt që pas katër vjetësh do të jetë pjesë e administratës”, ka theksuar Selmanaj./Prishtinapress/