7.9 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Me votimin e Projektligjit për zyrtarë publikë, pushteti po hap konkurse për të votuar njerëz të afërt

Shefi i grupit parlamentar të PDK0-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja nuk do të marrë pjesë fare në votimin e Projektligjit për Zyrtarët Publik, pasi ky e dëmton punën e administratës shtetërore.

Ai ka shtuar se me kalimin e tij në Kuvend, pushteti po hap konkurse për të emëruar njerëz të afërt.

Sipas tij me këtë Projektligj po dëmtohet puna e administratës dhe po politizohet skajshëm dhe për këtë kanë marrë vërejtje edhe nga zyra e BE-së në Prishtinë dhe nga organizatat e shoqërisë civile.

Tahiri e ka akuzuar partinë në pushtet, Vetëvendosjen, se po synon të hap konkurse për të punësuar njerëz që do tu shërbejnë atyre.

“Cenon në thelb punën e administratës tonë publike, e dëmton punën e administratës. Ne si deputet kemi marrë vërejtje nga zyra e Bashkimit Evropian, nga organizatat e shoqërisë civile. Pra puna e mirë e cila ka qenë storje e suksesit tani po cenohet. Sot po hapni me mijëra konkurse do të emëroni njerëz që do t’iu bëjnë argatin juve dhe do të prishni punën e administratës. Është kjo administratë që ju do ta implementoni planin e juaj qeverisës. Këtë nuk e ka bërë asnjë qeveri nuk e ka bërë as LDK-ja as ne, i bëjmë thirrje qeverisë që ta tërheq këtë projektligj sepse e dëmton punën, do ta politizoj administratën publike. Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë fare në votim”, ka thënë Tahiri./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img