0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Osmani e Kurti e emërojnë inspektorin e ri të AKI-së, thonë se Burim Ramadani ka dhënë dorëheqje

Zyra e presidentes Osmani, ka konfirmuar largimin e Burim Ramadanit nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Sipas njoftimit të presidencës, Burim Ramadani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Inspektorit të Përgjithshëm në AKI.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti në vend të Burim Ramadanit, kanë emëruar Kujtim Shalën si Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së.

Osmani e Kurti kanë falënderuar Ramadanin për shërbimin e tij në AKI.

Njoftimi i plotë i presidencës:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale.

Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img