3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Situata në veri, Ambasadori amerikan i shkon Kurtit në zyre

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është fotografuar duke hyrë në objektin e Qeverisë.

Jo zyrtarisht mësohet se Hovenier, do ta takojë kryeminsitrin Albin Kurti, për të biseduar lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës.

Duhet theksuar se që nga fillimi i dhjetorit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Më 10 dhjetor, disa serbë lokalë ngritën barrikada në rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare mes Kosovës dhe Serbisë: Jarinjë dhe Bërnjak, shkruan Telegrafi.

Ngritja e barrikadave u bë në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici të Kosovës.

Dejan Pantiq, sipas autoriteteve në Kosovë, dyshohet se ka organizuar “sulmin terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të shtetit.

Kosova ka rritur prezencën e policisë në veriun e banuar me shumicë serbe, ndërkaq për shkak të barrikadave, janë mbyllur pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Aktualisht, sipas autoriteteve, në veri janë ngritur nëntë barrikada.

Së fundi, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë kërkuar heqjen e barrikadave në veri.

Po ashtu edhe Gjermania ka qenë e zëshme, duke kërkuar me patjetër që barrikadat të largohen dhe të krijohet lëvizja e lirë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img