Chelsea ka njoftuar se ka emëruar Christopher Vivellin si drejtorin e ri teknik të skuadrës.
Në një komunikatë për media, skuadra nga Londra tha se nga sot gjermani do të jetë drejtues teknik i tyre.
Vivell kalon te Chelsea nga një rol i mëparshëm me RB Leipzig në Gjermaninë, ku ai ishte përgjegjës për rekrutimin dhe kërkimin në të gjitha grupmoshat.
Vivell më parë kaloi pesë vjet me klubin simotër të Leipzig, RB Salzburg në Austri si drejtues i skautimit dhe rekrutimit dhe para kësaj ishte skaut i ekipit të parë në Hoffenheim.
‘Chelsea po ndërton projektin më emocionues në futbollin global dhe unë jam jashtëzakonisht krenar që i bashkohem klubit. Ka kaq shumë potencial që klubi të vazhdojë të ketë sukses, të zhvillohet dhe të rritet. Nën pronësinë e re, Graham Potter dhe ekipin më të gjerë sportiv, ekziston një filozofi e qartë dhe e qëndrueshme e mbështetur nga analiza e performancës, të dhënat dhe inovacioni, dhe unë mezi pres të luaj një rol në këtë‘, tha Vivell pas nënshkrimit të kontratës.
Skuadra e Chelseas po ndërton një menaxhment të ri që kur klubi është në pronësi të Graham Potter, i cili e bleu nga manjati rus, Roman Abramovich. /Prishtinapress/