1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Onkologjia lëshon shumë shpejt në funksion aparaturën që kushtoi afër 346 mijë euro

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se Klinika e Onkologjisë është duke bërë përgatitjet e fundit për të vënë në funksion aparaturën që automatikisht identifikon truat e huaj në organizëm.

“Në Repartin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë, po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve (CT Simulator). CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë”, thuhet në njoftimin SHSKUK-së.

Kjo aparaturë thuhet se është blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro.

“Ky sistem identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve. Kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img