Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër kalimin e Projektligjit për Paga sot në komisionin parlamentar.
Sipas deputetit Haxhiu maxhoranca nuk përfilli asnjë kërkesë të sindikatave, institucioneve dhe organizatave të pavarura.
Ai theksoi se ky projektligj është në kundërshtim me dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, pasi është diskriminues dhe nuk i përmbahet parimit pagë e njëjtë për punën e njëjtë.
Postimi i plotë:
Zhgënjyese se si mazhoranca e trajtoi dhe votoi Ligjin për Pagat në Komisionin Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, të mbajtur sot.
Nuk i përfilli asnjë kërkesë të sindikatave, institucioneve dhe organizatave të pavarura.
Nuk përfilli as amendamentet e deputetëve të opozitës që kanë për qëllim rregullimin e ligjit dhe eleminimin e padrejtësive dhe diskriminimit.
Projektligji për Paga që sot u votua në Komision është në kundërshtim me dy vendime të Gjykatës Kushtetuese.
Është diskriminues dhe nuk i përmbahet parimit paga e njëjtë për punë të njëjtë.
Këto fakte bashkë me mos përcaktimin e vlerës se koeficinetit tregon se kjo Qeveri qëllim e ka bllokimin e Projektligjit për Pagat dhe përfundimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.
Shpresoj që në seancë të Kuvendit deputetët të tregojnë integritet dhe të votojnë propozimet përmbajtësore, të eleminohen parregullësitë, padrejtësitë dhe diskriminimi në shumë sektorë.