Ne kohë rekorde është duke u punuar në ndërtimin e strehimores për trajtimin e qenve endacak në Prishtinë, këtë e ka konfirmuar Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Prishtinës Ilirik Musliu përmes një postimi.
Qentë endacakë janë bërë shumë problematik për kryeqytetin dhe vazhdojnë të jenë pengesë për qytetarët që të ecin lirshëm në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.
Ka shumë raste kur qytetarët ishin sulmuar nga qentë në rrugët Prishtinës dhe ndërtimi i kësaj strehimore do të bëjë zvoglimin e rasteve te sulmeve nga qenët endacak, shkruan PrishtinaPress.net.
Në kohë rekord, gati edhe strehimorja e parë për trajtimin e qenve endacak, ka shkruar Drejtori Ilirik Musliu./PrishtinaPress.net/