11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Qalaj: Qeveria thekson se ka grupe kriminale të ardhura nga Serbia, degradim i madh i sigurisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj nuk e ka parë si serioze protestën e organizuar nga serbët të dielën afër pikës kufitare në Jarinjë.

Qalaj ka deklaruar se ajo ishte më shumë një shfaqje teatrale dhe një lloj presioni.

“Mirëpo fatmirësisht nuk ndodhi diçka më serioze edhe pse i kam dëgjuar reagimet e zv. kryeministrit Bislimi një porononcim të tij realisht ne e dimë që pika Jarinjë është në territorin e Serbisë 100 m thellë dhe në bazë të marrëveshjes së Brukselit kur bëhet fjalë për menaxhimin e integruar të kufirit përgjegjës është policia serbe atje funksionojnë e dini që është në një distancë të vogël janë PK edhe ajo serbe. Të gjitha shpenzimet shërbimet komunikative të gjitha shkojnë në faturën e policisë serbe edhe është përgjegjëse për objektin. Kurse në Bërnjak është e kundërta, Policia e Kosovës është përgjegjëse për të gjitha edhe për sigurinë më shumë e shoh si shfaqje teatrale është lloj presioni gjoja me i tregua botës se të gjithë serbët janë të solidarizuar”, tha ai në emisionin “Info Nata” në tëvë1.

Sipas tij, situatë më serioze është në katër komunat veriore teksa shton se edhe Qeveria e Kosovës po e pranon këtë duke thënë se atje po e dirigjojnë grupet kriminale.

Ish-drejtori i PK-së potencon se deklaratat e ekzekutivit se këto grupe po udhëheqin këtë pjesë të vendit, është degradim i madh i sigurisë.

“Nuk e shoh ndonjë përpjekje serioze sa është dhënë nëpër media, është mirë që janë kyqur pjesëtarët e KFOR-it mirëpo përtej kësaj nuk ka qenë ndonjë situatë serioze unë si e shoh. Ndërsa situata në komunat veriore atë po e pranojnë edhe Qeveria e vendit. I keni parë deklaratat e ministrit të Brendshëm, deputetëve dhe kryeministrit që theksojnë se ekzistojnë grupe kriminale të ardhura nga Serbia. Pra ata Qeveria jonë po e pranon që realisht situata në pjesën veriore është duke kontrolluar nga Serbia dhe është degradim i madh i aspektit të sigurisë”, shtoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img