8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Treningu në palestër mund të shkaktojë sulm në zemër – këto janë shenjat e para paralajmëruese

Nëse ushtroni me ngulm, patjetër duhet t’i kushton kujdes shëndetit tuaj.

Stërvitja në palestër gjithmonë është ide e mirë, mirëpo nëse stërvitni nën mbikëqyrjen e ekspertit, i cili ka njohuri për gjendjen tuaj shëndetësore dhe di se a keni probleme kronike.

Ushtrimi shpenzon organizmin dhe është e domosdoshme të ushtroni me maturi dhe të bëni pauza gjatë ushtrimeve.

Ushtrimet e mundimshme rrisin rrezikun nga sulmi në zemër dhe ndërprerja e punës së zemrës, transmeton Telegrafi.

Para se t’i hyni kësaj aventure të quajtur ushtrim në palestër, informohuni për profesionalizmin e personelit dhe informojeni trajnerin për gjendjen tuaj shëndetësore, sepse kështu do të mundeni të ushtroni në mënyrë të sigurt.

Edhe pse me ushtrime të rregullta i forconi muskujt dhe kështu edhe zemrën, ushtrimi nuk është i parrezikshëm.

Është e domosdoshme që organizmit tuaj t’i ofroni pushim, ndërsa pauzat janë të obligueshme në këto situata nëse:

– ndieni dobësim të muskujve dhe të trupit;
– vëreni marramendje apo ndjenjë të pakëndshme në kokë;
– vëreni ënjtje të ndonjë pjese të trupit;
– ndieni presion në gjoks, qafë, duar, nofulla apo në supe;
– ndieni që diçka nuk është në rregull me organizmin tuaj.

Shmangni dushet shumë të ngrohta apo shumë të ftohta pas ushtrimeve, sepse kështu vetëm e ngarkoni zemrën tuaj.

Nëse nuk ushtroni disa ditë, pas kthimit në palestër filloni me ushtrime të lehta. Mos shkoni në trening nëse keni temperaturë, por patjetër ndërprisni ushtrimet nëse zemra ju rrah ndryshe.

Nëse keni frymëmarrje të rënduar dhe shpejt lodheni, përfundimisht duhet të ngadalësoni ritmin.

Nëse vëreni përsëritjen e disa nga simptomat e përmendura më sipër, patjetër shkoni te mjeku dhe këshillohuni me të për mënyrën e ushtrimeve të cilat do të jenë në harmoni me gjendjen tuaj shëndetësore./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img