4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ja sa para i duhen FSK -së për helikopterë (Video)

Institucionet e sigurisë së Kosovës e konfirmojnë se janë duke punuar për blerjen e helikopterëve të parë, jo vetëm për policinë, por edhe për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Megjithatë, Policia e Kosovës, që nga viti i kaluar e ka të gatshëm planin për aktivizimin e njësitit të helikopterëve.

Burime të RTV Dukagjini, bëjnë me dije se për këtë policia ka kërkuar që tu ndahen 35 milionë 140 mijë euro në tri vite, por Qeveria e Kosovës nuk e ka parë të arsyeshme t’i ndajë këto mjete.

Shuma që ka kërkuar policia për këtë vit, ka qenë 10 milionë e 400 mijë euro. Derisa për vitin 2018, pritet që shuma e kërkuar do të jetë 15 milionë euro.

Ndërsa, sipas planit të policisë, për vitin 2019, janë kërkuar 9 milion e 740 mijë euro, e që në total do të bënte që shuma e funksionalizimit të njësive të helikopterëve të policisë të kap koston e 35 milionë e 140 mijë eurove, me çka Kosova në vitin 2019, do ta kishte njësitin e parë të kompletuar helikopterëve në dispozicion.

Por, këto kërkesa të Policisë së Kosovës, nuk janë marrë parasysh për buxhetin e këtij viti, dhe një lëvizje në këtë drejtim, mund të ndodh vetëm nëse ka vullnet qeveria e vendit ta marrë parasysh këtë gjë, në rishikimin e buxhetit.

Burime të RTV Dukagjinit, bëjnë me dije se pikërisht helikopterët për policinë, janë të parët në listë për tu blerë, por që numri i tyre do të jetë i vogël dhe i llojllojshëm.

Kujtojmë që policitë e vendeve të rajonit, kanë njësitet e helikopterëve, që kryesisht përdoren për operacione të kërkim-shpëtimit.

Ndërsa njësia e helikopterëve të policisë së Serbisë, ajo që brenda detyrave të saj, parasheh edhe reagime për të ashtuquajturën “Qendra Koordinuese për Kosovë dhe Metohi”.

https://youtu.be/vw2gibHtNE0

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img