Qytetarë të shumtë janë mobilizuar për të marr pjesë në protestën e 24 dhjetorit, ndaj Gjykatës Speciale pas dënimit të Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Salih Mustafa.
Në mbështetje të kësaj proteste ka dalë edhe vajza e Salih Mustafës, Buna Mustafa, e cila përmes rrjetit social Facebook, ka shpërndarë njoftimin për protestë.
Në mbështetje të protestës ka dalë, edhe gazetari Vehbi Kajtazi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Twitter, ka shkruar se pas dënimit të Calit, nuk i beson më kësaj gjykate.
Kajtazi ka shkruar se do të jetë i pranishëm në protestën e 24 dhjetorit.
Përveç familjarëve të “Calit”, në mbështetje të protestës ka dalë edhe djali i dëshmorit Avdullah Tahiri, Ilir Tahiri.
Të gatshëm për pjesëmarrje në protestë janë treguar edhe bashkëatdhetarët në Gjermani.
Nën sloganin “Jo në emrin tim”, protesta ndaj vendimit të Speciales do të mbahet të shtunën me 24 dhjetor, nga ora 14 në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.
Salih Mustafa, është denuar për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme të shqiptarëve në Kosovë. Ky është aktivendimi i parë i Gjykatës Speciale lidhur me akuzat për krime lufte në Kosovë.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torture ndaj shqiptarëve. Salih Mustafa u shpall fajtor për krime lufte në kompleksin në Zllash në vitin 1999.