Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeparlmentari Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, po qëndron në ShBA për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washinginton, njofton kumtesa nga Kuvendi.
Sot Veseli ka zhvilluar takim me kongresmenin e Partisë Republikane, Robert Aderholt, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes ShBA-së dhe Kosovës.
Në akim, Veseli ka marrë konfirmimin e kongresmenit republikan se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen e parezervë për Kosovën dhe do të japin mbështetje edhe më të madhe për arritjen e njohjeve të reja./Prishtinapress.eu/