3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës po plaket, kërkohet votimi i Projektligjit për pensionim të parakohshëm

Vlerësohet si njëra ndër institucionet e sigurisë më profesionale në rajon. Por, Policia e Kosovës po shkon drejt plakjes.

E për të ruajtur efikasitetin dhe kredibilitetin që e posedon, po kërkohet që mosha e pensionimit të zbresë në 55 vjeç.

Madje Projektligji për pensionim të policëve e të zyrtarëve të inspektoratit policor, këtë të martë shkoi në Komisionin për Siguri.

Por për të dytën herë, kjo nismë ligjorë dështoi pasi partia në pushtet nuk mori pjesë në votim.

E sipas Sindikatës së Policisë së Kosovës, benefitet e këtij projektligji do të ishin të shumta.

Miratimin e këtij projektligji po kërkon edhe ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Kjo pasi sipas tij, ka shumë policë më sëmundje të rënda e në moshë të shtyrë të cilët do duhej të ishin në pension.

Policia e Kosovës numëron rreth 9500 zyrtarë, të cilët pavarësisht rrezikshmërisë në detyrë ende nuk kanë sigurim shëndetësor./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img