Finalja e Kupës së Botës, që u luajt mes Francës dhe Agjentinës ishte kryefjala e ditën e djeshme. Por përveç emocioneve që na fali ndeshja, një çift përjetoi emocione të dyfishta pasi data e dasmës përkoi me finale e botërorit.
Ndërsa ata ranë dakord për shumicën e gjërave në lidhje me dasmën e tyre, ata nuk donin të bënin kompromis se cilin ekip mbështetën në finale. Sachin është një tifoz i yllit argjentinas Lionel Messi, ndërsa Athira është një mbështetëse e ekipit francez të futbollit.
Disa orë përpara se të dy skuadrat të takoheshin në stadiumin Lusail të Katarit në një nga ndeshjet më spektakolare në historinë e Kupës së Botës, ata u martuan me njëri-tjetrin në një ceremoni të mbajtur në qytetin Kochi.
Mbi bizhuteritë e tyre dhe veshjet tradicionale të dasmës, çifti kishte veshur fanellat me numrin 10, Athira veshi një për sulmuesin francez Kylian Mbappe ndërsa Sachin veshi ngjyrat e Argjentinës për Messin.
Argjentina fitoi finalen me penallti 4-2, duke i dhënë 35-vjeçarit Messi një shans për të ngritur përfundimisht trofeun e Kupës së Botës. Në Thrissur, një pronar hoteli mbajti premtimin e tij për të shërbyer biryani falas nëse Argjentina do të fitonte./Prishtinapress/