Gjatë këtij viti 127 ushtarë kanë dhënë dorëheqje nga FSK.
Kjo është bërë e ditur gjatë raportimit të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në Komisionin për Siguri të Kuvendit të Kosovës.
Mehaj ka thënë se dorëheqjet janë sikur vitet e kaluara.
Por ish-ministri i FSK-së, tani deputet i LDK-së, Anton Quni, largimin e këtyre ushtarëve e ka quajtur shifër alarmante, çka ka thënë se duhet punuar së bashku për të kuptuar arsyen pse po ndodhin largimet.
Por ministri Mehaj tha se numri i të larguarve është sikur vitet e kaluara dhe nuk është mirë të cilësohen si alarmante./Prishtinapress/