11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Mehaj raporton në Komision për situatën e sigurisë në veri

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka raportuar para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Veriu ndodhet në gjendje të tensionuar për shkak të barrikadave.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Qeveria e Kosovës dhe faktori ndërkombëtar vazhdimisht ka bërë thirrje për heqjen e barrikadave./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img