4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Në projektin e BE-së për reviltalizim ekziston edhe Muri”

Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Sheholli, ka thënë në Info Magazine se ai e ka parë një plan të Bashkimit Europian për revitalizimin e Urës mbi lumin Ibër dhe aty megjithatë shihet një mur.

Sheholli thotë se muri, në atë plan që e ka parë ai, nuk ishte në këtë gjatësi sa është sot, por që megjithatë shihet.

“Unë a kam parë një projeksion nga Bashkimi Europian dhe aty shihet njëfarë muri, jo kaq i madh, por aty është njëfarë muri, më pas është shëtitorja”, ka thënë Sheholli në Info Magazine.

“Por, ne po na mungon transparenca e delegacionit të Kosovës nga bisedimet në Bruksel. Ne nuk e kemi parë asnjëherë projektin”.

Sheholli tha se “tensionet janë shumë të mëdha”, prandaj është mirë që muri nuk u rrëzua pa një dakordancë të përgjithshme.

“Asamblistët shqiptarë në komunën veriore të Mitrovicës e pohuan që për shkak të mundësive që marrëdhëniet ndëretnike të përkeqëson të mos rrënohet muri”.

fsfssfsfsf

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img