11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Vuçiq synon të kthehet në të kaluarën, por i ka ikur treni

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se situata në veri të vendit është e tensionuar si rezultat i panikut të Beogradit. Ai ka thënë se qeveria që drejton është e shqetësuar, por e kujdesshme për situatën aktuale.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, ka thënë Kurti në intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”.

Në thekset e publikuara nga kjo intervistë, Kurti duke folur për kërkesën e Serbisë për kthimin e 1000 ushtarëve e policëve serb në Kosovë, ka thënë se “Vuçiqi po synon të kthehet në të kaluarën, porse kjo është e pamundur”.

“…Ky tren ka ikur. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, ka thënë Kurti.

Në këtë intervistë i pari i ekzekutivit ka folur edhe për planet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img