Një numër i madh librash dhe artikujsh flasin se shkenca tashmë e ka mohuar ekzistencën e Zotit. Ne dimë shumë për Universin dhe autorët shpjegojnë se Zoti është i panevojshëm, shkruan revista Time, transmeton Gazeta Metro.
Biologjia, fizika, matematika, inxhinieria dhe mjekësia na ndihmojnë të kuptojmë botën, por ka edhe shumë gjëra të tjera në jetë që mbeten mister.
Ata thonë se mund ta shpjegojnë se si funksionon Universi pa nevojën e një “krijuesi”. A ka mundur shkenca moderne, nga fillimi i shekullit XX, të provojë se Zoti nuk ekziston siç pretendojnë disa komentatorë? Shkenca është e jashtëzakonshme, na mëson për jetën, botë dhe Universin. Por nuk ka na zbuluar se përse u krijua Universi as çfarë e parapriu Big Bengun.
Gjithashtu nuk shpjegon se si u krijuan organizmat e gjalla nga një lëndë jo e gjallë. Se si u lartësua vetëdija? Nga vjen vetëdija? Çfarë është ajo që na lejon neve njerëzve për të kuptuar misteret e biologjisë, fizikës, matematikës, inxhinierisë dhe mjekësisë? Dhe çfarë na lejon për të krijuar vepra të mëdha të artit, muzikës, arkitekturës, dhe letërsisë? Shkenca është gjëkundi për të shpjeguar këto mistere të thella.
Por, shumë më e rëndësishme se këto enigma, pyetja që vazhdon të mos marrë përgjigje është: Pse është Universi ynë kaq preciz, i qepur posaçërisht për krijimin e jetës? Kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje dhe ndoshta kurrë nuk do të marrë një zgjidhje shkencore.
Kjo pasi Universi është i ndërlikuar dhe shumë kompleks. Për të shpjeguar sjelljen kuantike-mekanike madje dhe të një grimce të vogël kërkon faqe e faqe të një matematike jashtëzakonisht të avancuar. Pse janë edhe grimcat më të vogla të materies në mënyrë të pabesueshme kaq komplikuara? Duket se ka një të fshehtë të madhe, “mençuri” ose struktura, apo një plan për të ngatërruar edhe elementin më të thjeshtë të natyrës.
Dhe situata bëhet shumë më e frikshme kur ne zgjerojmë pikëpamjen tonë për të gjithë kozmosin. Pse çdo gjë për të cilën ne kemi nevojë për të ekzistuar, ekziston? Si është e gjitha kjo e mundur pa ndonjë fuqi të jashtme e fshehtë për të orkestruar me saktësi dhe grimcat elementare të nevojshme për krijimin e të gjitha bazave të jetës?
Një matematikan i madh britanik, Roger Penrose në bazë të parametrave fizike të Universitet ka përllogaritur mundësinë e krijimit të jetës. Sipas tij mundësia ka qenë 1 pjesëtuar për 10, në fuqi të 10 dhe sërish në fuqi të 123. Ky numër është aq afër zeros sa ndokush e imagjinon.
A është gjithë ky rregullim një rastësi? Shumë shkencëtarë tani mendojnë se dikush në prapaskenë projektoi dhe krijoi universin.
Shekullin e kaluar (XX), shkencëtarët mësuan se një molekulë e vogël e quajtur ADN është “truri” pas çdo qelize në trupin tonë. Më shumë që ata zbulojnë për ADN-në, më shumë befasohen nga madhështia që qëndron pas saj.
Ata që besojnë se bota materiale është e gjitha që ekziston (materialistët), argumentojnë se ADN-ja ka evoluar nga seleksionimi natyror. Megjithatë, edhe evolucionistët më të flaktë e pranojnë se origjina e kompleksitetit të ADN-së është e pashpjegueshme; bashkë-zbuluesi i saj, Francis Crick, besonte se ADN-ja kurrë nuk mund ta ketë origjinën në tokë, dhe se duhet të ketë ardhur nga hapësira kozmike.
ADN-ja përmban inteligjencë të tillë që trondit imagjinatën; një informacion ekuivalent me një turrë librash që do të rrethonin tokën 5000 herë.
Dhe ADN-ja vepron si një gjuhë e koduar jashtëzakonisht komplekse. Bill Gates, themelues i mikrosoftit, thotë se softwari i ADN-së është “shumë, shumë më kompleks sesa çdo software që është zhvilluar ndonjëherë”.
Shkenca nuk është në gjendje për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me Perëndinë dhe qëllimin e jetës. Megjithatë, ndërsa Bibla kishte të drejtë në lidhje me krijimin nga asgjëja, a mund të jetë ajo e besueshme në lidhje me Perëndinë, jetën dhe qëllimin e saj?