Një person është therur me thikë mbrëmë në Gjilan, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima nga goditjet me thikë ka marrë lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Rr. Dëshmorët e Kombit, Gjilan 17.12.2022-22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke e goditur me një armë të ftohtë(thikë) me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së./Prishtinapress/