Majlinda Kelmendi është një kampione e vërtet. Ai solli medaljen e artë olimpike në vendlindjen e saj në vitin e kaluar pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, transmeton IndeksOnline
Federata e Xhudos ka publikuar ranglistën e më të mirave, ndërsa e para radhitet Kayla Harrison nga Amerika me 3870 pikë me kategorinë -78 kg. E dyta dhe e treta radhiten, Tina Trestenjak nga Sllovenia dhe Sumiya Dorjsuren me nga 3450 dhe 3330.
Kurse, kosovarja Majlinda Kelmendi radhitet e nënta me 2600 pikë, por në kategorinë e saj (52 kg) ajo është më e mira. Në vendin e 123-t, me 854 pikë radhitet xhudistja tjetër kosovare, Nora Xhakova, kurse para saj në të 112-ën, Distria Krasniqi me 922 pikë.