Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot kanë pranuar një informacion se mbrëmë rreth orës 22:30, në fshatin Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt ishte një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe në rast janë kyçyr hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje të cilët e kanë arrestuar personin A.Th (M.K) i moshës 27 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje, kishte shkaktuar dhunë në familje, duke e kanosur nënën e tij të moshës 62 vjeçare.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Dhunë në familje”.