-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Getinjo: Jam hedhur nga kati i katërt në Gjermani, ishte bërë shumë e madhe në atë kohë

Reperi Getinjo emri i vërtetë i të cilit është Getoar Aliy, është bërë i njohur tashmë për tregimin e historive të çuditshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Gjatë pasditës të së shtunës, ai ka bërë një tjetër rrëfim të veçantë për banorët duke kuajtur një ngjajre nga fëmijëria.

Bëhet fjalë për kohën kur familja e tij ishte e shpërngulur në Gjermani, duke kujtuar momentin kur vendosi të hidhet nga kati i katërt i objektit ku banonin.

Ai tha se ishte mashtruar si fëmijë për ta bërë këtë gjë, pasi kishte blerë një palë atlete, të cilat në reklamën e tyre shfaqnin një fëmijë që binte me to nga lartësitë dhe mbijetonte.

“Kam qenë fëmijë, kam pas kërcyer prej katit të katërt. I kam pas blerë një palë atlete, dhe në reklamë kur i mbathte ai fëmija nxjerrte avull dhe fluturonte fëmija. E ka pas shtyrë babain për të mi blerë dhe mi ka pas blerë. Midis qytetit e kemi pasur banesën në Gjermani, kam hapur dritaren dhe jam hedhur. Ishte bërë shumë e madhe në atë kohë”, ka rrëfyer Getinjo në BBVK.

Përndryshe, të premten nga shtëpia janë larguar çifti Urim dhe Alisa, si banorët më pak të votuar nga televotimi i kësaj jave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img