11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

“Jo në emrin tim”, nis peticioni kundër Gjykatës Speciale

“Jo në emrin tim” është peticioni që ka nisur nga Shoqata “Çamëria Kosovë”, për të kundështuar vendimet e dala nga Gjykata Speciale në Hagë.

Kështu ka bërë të ditur Nexhmi Llapashtica.

Ai njofton se synojnë të bëhën mbi 1 milion nënshkrime me këtë moto, të cilët do të dorëzohen në dyert e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Të gjithë ju të cilët e shihni që kjo padrejtësi është dëmi më i madh që i bëhet popullit tonë duke filluar nga ju:

Organizata të dalura nga lufta, shoqata mbarë kombëtare, klube nga Kosova, diaspora si dhe nga të gjitha viset ku flitet shqip, ju lutem të na ndihmoni, për mbledhjen e nënshkrimeve, në komunat e juaja, ku ju jetoni dhe veproni” thuhet në njoftim.

Të gjithë ata që duan të nënshkruajnë peticionin, janë ftuar për t’u lajmëruar te Kryesia e Shoqatës.

Ky është njoftimi i plotë:

P  E  T  I  C  I  O  N

Do ti bëjmë mbi 1.000.000 nëshkrime me moton,

‘’JO NË EMRIN TIM’’

Këto nënshkrime do ti dorëzojmë pikërisht në këto dyer të PS në Hagë.

Të gjithë ju të cilët e shihni që kjo padrejtësi është dëmi më i madh që i bëhet popullit tonë duke filluar nga ju:

Organizata të dalura nga lufta, shoqata mbarë kombëtare, klube nga Kosova, diaspora si dhe nga të gjitha viset ku flitet shqip, ju lutem të na ndihmoni, për mbledhjen e nënshkrimeve, në komunat e juaja, ku ju jetoni dhe veproni.

Mund të lajmëroheni tek:

Kryesia

Shoqata Çamëria Kosovë

Për info shtesë:

0038345995500

Shpërndarja e këtij lajmi tek familja, miqët dhe

dashamirët e popullit nderon prijësit e lirisë sonë.

UNITETI YNË ËSHTË SHPËTIM PËR ÇLIRIMTARËT!

Me respekt dhe konsideratë të madhe ndaj të gjithë juve,

Nexhmi Muçiqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img