Buna Mustafa, vajza e Salih Mustafës, tha se babai i saj ishte më i fortë se kurrë dhe u kërkoi asaj dhe familjarëve të punojnë ndershëm.
Ajo ka thënë se ka vizituar sot në Dhomat e Specializuara në Hagë babanë e saj.
“Një sfidë më shumë për familjen tonë, një përulje tjetër për kombin shqiptarë. Unë sapo dola nga vizita me babin. Nuk kam pasur asnjëherë bisedë më të dashur, më të çlirë dhe më të ndjerë me të. Babi ishte më i fortë se kurrë e më kokëlartë se kurrë”, tha ajo.
Buna Mustafa ka përcjell në publik një mesazh të “Calit”.
“’Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë.’ Kjo ishte një pjesë e bisedës sonë sot, ku përçohet edhe morali i lartë i babit”, ka shkruar ajo.
Salih Mustafa, ish-komandat i UÇK-së, u dënua me 26 vjet burg nga Gjykata Speciale nën pretendimin se ka kryer krime lufte në zonën e Zllashit.
Postimi i saj:
Nga Haga…
Një sfidë më shumë për familjen tonë, një përulje tjetër për kombin shqiptarë. Unë sapo dola nga vizita me babin. Nuk kam pasur asnjëherë bisedë më të dashur, më të çlirë dhe më të ndjerë me të. Babi ishte më i fortë se kurrë e më kokëlartë se kurrë. “Patriotizmi në ditë të sotit tregohet përmes punës së juaj të ndershme, arritjeve të juaja. Serbët nuk i keni më aty. E ata që ju respektojnë, i respektoni dy herë më shumë.” Kjo ishte një pjesë e bisedës sonë sot, ku përçohet edhe morali i lartë i babit.
Faleminderit familjarëve, miqëve të afërt dhe të gjithë popullit për këtë përkrahje! Por, edhe unë kam të njejtën pyetje: “Në emër të cilit popull?”