11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoxhaj për dënimin e Mustafës: Dihet botërisht që lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas dënimit prej 26 vjet burgim për Salih Mustafën nga Gjykata Speciale.

Hoxhaj thotë se dihet botërisht që lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e pastër.

“Kur Serbia sot dhe çdo ditë po kërcënon ekzistencën e shtetit të Kosovës, sot jam tejet i tronditur nga vendimi drakonik i Gjykatës në Hagë për Salih Mustafën!”.

“Është e ditur botërisht që lufta e UÇK-së ka qenë e drejt, e pastër dhe e pashmangshme, duke i dhënë fund pushtimit barbar serb dhe për të mbrojtur popullin shqiptar në Kosovë nga gjenocidi serb! Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës. Askush nuk mund ta shembë themelin e lirisë sonë, që është Ushtria Çlirimtare e Kosovës!” ka shkruar Hoxhaj në Facebook./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img