1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Stano: BE-ja po vazhdon punën për deeskalimin në veri të Kosovës

Zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë sot se BE-ja vazhdon të punojë për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.

“BE-ja, së bashku me partnerët e saj, vazhdon të punojë për de-përshkallëzimin, veçanërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që të sigurohet një mjedis i sigurt dhe lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët”, tha Stano në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Ai theksoi se Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrel dhe Përfaqësuesi Special Miroslav Lajçak janë në kontakt të vazhdueshëm me bashkëbiseduesit në rajon dhe vendet anëtare, si dhe me të gjithë aktorët e rëndësishëm dhe se kjo punë vazhdon, tha Stano.

Stano shtoi se BE-ja vazhdon angazhimin e saj të plotë dhe urgjent për të mundësuar de-përshkallëzimin dhe përparimin e dialogut në mënyrë që të arrihen rezultate shumë shpejt, por se i takon Serbisë dhe Kosovës që të angazhohen.

Të hënën, Borrel bëri të ditur se në samitin e BE-së do t’i informojë liderët për situatën në Kosovë, se dialogu duhet të vazhdojë dhe se në tryezë është një propozim që ka mbështetjen e të 27 anëtarëve të BE-së./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img