3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Redaktimet nga aktakuza e Thaçit dhe të tjerëve planifikohen të hiqen deri më 30 janar 2023

Në konferencën para trupit gjykues që po mbahet në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith, deklaroi se trupi gjykues planifikon të urdhërojë që të hiqen të gjitha redaktimet në aktakuzë deri më 30 janar 2023.

“Tani që jemi afër të fillojmë gjykimin, trupi gjykues mendon se shumë prej redaktimeve janë të panevojshme më dhe cenojnë të drejtat të akuzuarve. Trupi gjykues do të marrë hap pas hapi masa që informacioni që ata nuk e dinë t’u vihet në dispozicion”, tha ai.

Ndër të tjera, ai tha se ndonëse shumë prej redaktimeve në materialet provuese mund të kenë të domosdoshme dhe proporcionale në fazat e para të procesit, shumë prej tyre, tani më janë të panevojshme.

Sipas tij, mendimi i tyre paraprak është që të gjitha redaktimet në materialet provuese që ZPS synon të përdor apo tregojë lidhur me 40 dëshmitarë të tjerë, duhet hequr parimisht 30 ditë para gjykimit.

Ai tha se trupi gjykues synon që kjo të jetë në 30 ditë para gjykimit, dhe jo 30 ditë para dëshmisë, respektivisht 30 janar.

Ndërkaq, tha se masat mbrojtëse do të mbeten në fuqi sa i përket publikut të gjerë.

Prokurori Matthew Howling tha se do të respektojnë këshillat e gjykatës.

Avokati Gregory Kehoe, tha se redaktimet në aktakuzë që do largohen do i ndihmojnë çështjes së tyre.

“Jemi në fazën që po heqim redaktime, të nxjerrim materiale, nëse do të afrohej data do të ishte mirë sepse janë mbi 40 mijë faqe që janë të vështira për tu lexuar për 30 ditë. Nuk e di çka kanë këto dokumente por besoj se këto 46 mijë faqe të dokumenteve do të jenë të rëndësishme dhe duhet t’i kishim marrë më përpara”, tha Kehoe.

Tutje, tha se 46 mijë faqe që do marrin do të vlerësonin nëse do të ishte më herët.

“Por të paktën kanë rendin e dëshmitarëve, pyesim se kush janë 20 të parët”, tha Kehoe.

Ai tha se ka një çështje tjetër për këta 40 dëshmitarët që beson se duhet ta diskutojnë në seancë private.

Kurse, avokati Ben Emmerson bëri të ditur se dëshiron të flas lidhur me një dëshmitar, për të cilin tha se prokuroria kishte kërkuar të diskutohet në seancë private. Derisa prokuroria tha se ajo çka do të flasë Emmerson ka të bëjë me një nga dëshmitarët më mbrojtur të prokurorisë, andaj kanë kërkuar të diskutohet në seancë private.

Ndërkaq, gjykatësi Charles L Smith tha se do të vendosin më pas për këtë.

Avokati i Rexhep Selimit, David Young, tha se heqja e redaktimeve do tu ndihmojë në procesin e tyre dhe hetimet e tyre.

Mbrojtja ka pyetur nëse do të hiqen edhe redaktimet në dosjen paraprake, kurse gjykatësi tha se do të marrin parasysh edhe këtë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Aydan Elis, në ekipin e Krasniqit, deklaroi se mbështesin atë që kanë thënë ekipet e tjera të mbrojtjes, dhe në mënyrë të veçante atë të avokatit Kehoe, lidhur me atë se kërkojnë të kenë materialet më herët.

Lidhur me 46 mijë faqet që do të marrin për 40 dëshmitarët e parë, deklaroi se është material që duhet analizuar dhe kërkojnë që afati të ndërrohet dhe të caktohet një afat më i afërt që të përgatiten për gjykim.

Prokurori Howling deklaroi se afati që është nxjerrë është 30 ditë para gjyqit për masat mbrojtëse nga gjykatësi paraprak dhe se të njëjtat kanë qenë propocionale.

“Sa u përket 46 mijë faqe, jo të gjitha janë tënjëjta dhe në shumë raste janë më pak të redaktuara dhe të gjitha këto 46 mijë janë në të gjitha gjuhët ku janë bërë redaktimet shqip e anglisht, kështu që numri i faqeve në anglisht do të jetë gjysma e 46 mijë. Sa i përket, dosjes paraprake, është e ndryshme nga aktakuza sipas nesh. Mendojmë se për aktakuzën mund të shqyrtojmë heqjet e redaktimeve 30 ditë para gjykimeve, mirëpo dosja paraprake ka hollësi të dëshmitarëve edhe nuk mund të bëhet në këtë afat kohor”, tha ai.

Ai tha se nuk shohin ndonjë arsye se pse gjyqi të mos fillojë me datën 1 mars siç ka thënë gjykata.

Avokati Kehoe tha se duhet të shqyrtojnë të gjitha këto dokumente, në mënyrë që të përgatisin edhe fjalën hyrëse për gjykim.

Kurse, avokati Young tha se e përkrahin qëndrimin e Kehoe-t lidhur me fillimin e gjykimit në fund të marsit dhe se sigurisht se nxjerrja e materialeve do të ndikoj në përgatitjen e fjalës hyrëse.

Kehoe tha se protokolli për kontaktin me dëshmitarët, ndikon edhe në 40 dëshmitarët e parë. Tutje, ai tha se po ashtu duhet kohë sa i përket alibisë.

Prokurori tha se sa i përket protokollit mbrojtja edhe më parë ka thënë që pengon punën e tyre.

“Është keqinterpretim i protokollit, protokolli tregon modalitetet e komunikimit”, tha ai, duke shtuar se ky nuk është kufizim që është bërë nga gjykatësi paraprak.

“Protokolli kërkon që ne të mos marrin në intervistë të asnjë dëshmitari, i cili do të filmohet në zyrën administrative, pasi kjo do të bëhej vetëm me praninë e ZPS. Kjo është pengesë mjaft e ndjeshme”, tha Kehoe.

Trupi gjykues nuk do të lejoj pyetje apo përpjekje për të vënë prova materiale që nuk kanë lidhje me këtë çështje, nuk do të lejoj palët të bëjnë rrëfime historike që nuk lidhen me çështjen gjyqësor.

Ai tha se UÇK nuk është në gjyq këtu.

“Nëse kështu e kupton pala mbrojtëse, këtë nuk e percepton ashtu trupi gjykues, këtu janë katër të akuzuar. Për parashtrimet që sugjerojnë se forcat serbe kanë bërë krime, pala mbrojtëse thotë se këto krime kanë ndikuar në operacionet e UÇK-së dhe mënyrën si e ka strukturuar ajo veten e saj. Sa i përket sugjerimit të krimeve të forcave serbe, a mund të kuptojmë se kjo nuk është e diskutueshme nga ana e ZPS-së”, pyeti ai, derisa ZPs tha se është dakord me qëndrimin e gjykatës.

Gjykatësi tha se krimet serbe nuk janë çështje që janë të diskutueshme dhe nuk ka nevojë të dëgjohen këto çështje. Derisa, shtoi se nëse mbrojtja dëshiron të demonstroj se si një incident me krime serbe ka pasur të bëj me mënyrën e strukturimit apo organizimit, dhe e njëjta ndërlidhet me aktakuzën, gjykata do të lejoj këtë.

“Trupi gjykues do të merret vetëm me të dhënat dhe akuzat për të akuzuarit që janë këtu”, tha ai.

Kehoe tha se ne momentin e duhur do të diskutojnë se çfarë lidhje kanë krimet serbe me provat që do të paraqesin. Ndërkaq, gjykuesi tha se kjo është kërkesa e tyre e vetme.

Gjykatësi tha se e kanë bërë të qartë që lidhja e drejtpërdrejt e ngjarjeve është ajo që do të lejojnë dhe do të lejojnë ato që kanë të bëjnë me pretendimet që ngrihen ndaj këtyre katër të akuzuarve.

Avokati Aydan Elis tha se e vlerësojnë paraqitjen e dëshmive të lidhura me këtë çështje dhe do marrin parasysh sugjerimet e gjykatës, megjithatë tha se provat për krime sere në lidhje me kohë dhe vende të ndryshme mund të ketë lidhje të drejtpërdrejt me synimin e pretenduar të përbashkët që paraqitet në këto argumente.

“E kuptoj se pse duhet të demonstrojmë se ka lidhje me një çështje të caktuar dhe jemi përpjekur të bëjmë këtë në dosjen paraprake”, tha ai.

Nga ZPS u tha se dëshmitë e dëshmitarëve nuk janë të lidhura vetëm në formë kronologjike apo gjeografike, por edhe tematike.

Tutje, thanë se kërkesat për dëshmitarët e rregullës 153 dhe 154 do t’i paraqesin para fillimit të gjykimit, sa i përket dëshmitarëve që kanë ndërruar jetë, tha se mund ta bëjnë si dokument përmbledhëse.

“Po marrim dokumente në vazhdimësi, përfshirë dhe certifikatat e vdekjes. Po bëjmë të gjitha përpjekjet e mundura për të përshpejtuar këtë procedurë”, u tha nga ZPS.

Ndër të tjera, avokati Kehoe tha se disa nga personat, dëshmitarët, kanë bërë deklarata publike dhe vazhdojnë të jenë të mbrojtur, të kenë masa mbrojtëse.

Tutje, palët kanë diskutuar edhe për kohën që do të mund të iu duhen për të parashtruar pyetje, e kundër pyetje, me rastin e dëgjimit të dëshmitarëve.

Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, ka bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të dorëzojnë një dosje paraprake.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img