Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka dorëzuar sot aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Pas dorëzimit të aplikimit, ai ka mbajtur një konferencë për media në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Çeki, ku ka folur edhe për raportet me Serbinë.
Sipas tij, Serbia herë dëshiron të kthehet në vitin 2007 para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e herë ne vitin 1999, para çlirimit të Kosovës.
“Ne jemi dy shtete fqinje që kanë nevojë t’i normalizojnë raportet dhe ky normalizim duhet të shkojë nëpërmjet njohjes reciproke dhe në kuadër të vlerave evropiane”.
“Ne dëshirojmë të ecim përpara drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë që Beogradi insiston të kthehemi në të kaluarën – në vitin 2007 para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe në vitin 1999 para çlirimit të Kosovës, por kthimi në të kaluarën nuk është i mundshëm, andaj ne duhet të ecim përpara”./Prishtinapress/