Ish -Ambasadori i Kosovës në Slloveni Anton Berisha ka komentuar vizitat dhe deklaratat e emisarit amerikan Gaberiel Escobar në Kosovë e Serbië duke thënë se ai e ka bërë të qartë se koha për lojëra ka marrë fund.
“Ashtu sikurse vite më parë, presidenti Bush ne Tiranë kishte deklaruar: “Enough is enough!” dhe ka ardhur koha që Kosova të jetë shtet i pavarur, gjë që u bë realitet, këto ditë diplomati Eskobar Vuqiqit e Kurtit ua tha: “enough me lojëra”, ngase është koha për arritjen e marrëveshjes” thotë Berisha në postimin e tij në facebook.
“Të parin e porositi që as ta mendoj variantin ushtarak ngase është çeshtje e ushtrisë amerikane, përderisa Kurtit, duke i qartësuar se sigurinë e Kosovës e garanton SHBA-ja, ia mori vendimarrjen duke i dhënë opsionin jodetyrues në proces. Në fakt, ishte i prerë: asnjë politikan e asnjë parti politike në Kosovë nuk mund ta pengojë procesin e përbashkët të Kosovës, Serbisë, BE-së dhe SHBA-së projektin e përbashket për një Ballkan Perendimor të integruar në BE” ka shtuar ai.
Sipas ish -diplomatit tash, Vuqiq e Kurti para votuesve të vet mund të krekosen për peshën e tyre se si janë të pashantazhueshëm, të dinjitetshëm dhe të pakompromis dhe të vazhdojnë lojërat e tyre politike me efekte të keqësimit të jetës së qytetarëve të tyre por gjithsesi jo përcaktues të premtimeve të tyre që i sollën dhe i mbajnë në pushtet.