0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për kërcënimet e Serbisë: Prezenca e ushtrisë serbe në Kosovë ka marrë fund në Qershor- 1999

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para deputeteve të Kuvendit të Kosovës tha se veriu i Kosovës vazhdon të jetë sfidë, për shkak të pretendimeve territoriale që Serbia ka ndaj Kosovës,  e të cilat i shpreh përmes financimit dhe përkrahjes së strukturave ilegale kriminale. Por theksoi se institucionet e vendit, si asnjëherë më parë janë të vendosura që të krijojnë siguri  e sundim të ligjit, në çdo cep të territorit dhe se bandat kriminale, nuk do të mund të mbisundojnë dëshirën e qytetarëve në veri për të jetuar të lirë në atdheun e tyre.

“Bandat kriminale nuk do të mund të mbi sundojnë dëshirën e qytetarëve tanë dhe atyre në veri për të jetuar të lirë në atdheun e tyre në Kosovë. Natyrisht që bandave kriminale nuk iu pëlqen vendosmëria e institucioneve, që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit. Atyre nuk u pëlqen as  zbatimi i ligjit në tërë territorit të vendit. Por mbi të gjitha nuk u pëlqen lufta e pa kompromis  ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Mirëpo  le ta kenë të qartë se kjo është rrugë nga e cila nuk devijojmë dhe nga e cila asnjëherë nuk do të heqim dorë”, tha Osmani para deputetëve. .

Ndërsa foli dhe për kërcënimet e vazhdueshme që Serbia po i bënë karshi Kosovës, duke pohuar se Serbia dhe Aleksandër Vuçiq e dinë fare mirë që prezenca e ushtrisë serbe në territorin e  Kosovës ka marrë fund përgjithmonë me 12 qershor të vitit 1999.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të kërcënimit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj Kosovës. Ky kërcënim me përmasa agresioni,  së fundi është shpërfaqur përmes idesë hegjemoniste të vendosjes së trupave ushtarake të Serbisë në Kosovë. Por Serbia dhe Vuciç e din fare mirë që prezenca e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës, mori fund njëherë e përgjithmonë me 12 qershor me 1999”, tha Osmani

Ajo po ashtu falënderoi policinë e Kosovës që pavarësisht sfidave po kujdesen për jetën e qytetarët pa dallim.  Si dhe të gjithë zyrtarët tjerë të sigurisë e inteligjencës për punën e tyre në mbrojtjen e interesave të vendit.

“Puna e institucioneve për vendosjen e ligjit dhe rendit në veri, është dhe përpjekje për mbrojtjen e serbeve lokal nga strukturat ilegale të organizuar në banda kriminale, të cilat kanë për synim presionin frikësimin dhe kërcënimin e tyre”, tha ajo.

Ndërsa pavarësisht sfidave Osmani theksoi se sovraniteti i vendit do të vazhdojë të mbes i shenjtë e integriteti territorial i pa cenueshëm.

“Kosova është një dhe e tërë dhe atdhe i të gjithëve dhe i qytetarëve të komunitetit serb, si e të gjitha komuniteteve tjera . Andaj e kemi obligim kushtetues të kujdesimi për ta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim . Përkushtimi ynë i çdo ditshëm është krijimi i një mjedisi të sigurt, ku zotëron paqja e stabiliteti. Por përtej këtij përkushtimi, ne jemi në shtëpinë tonë, në vatrat tona shekullore dhe çdo ditë kontribuojmë për fqinjësi të mirë. Serbia duhet ta kuptojë qartë dhe përfundimisht se Kosova është shtet dhe i tillë do të mbetet përgjithmonë. Se  pavarësia e Kosovës  është e pakthyeshme dhe se procesi i dialogut duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë si garancia për stabilitet afatgjatë në rajon. Pavarësisht sfidave iu siguroj se sovraniteti i vendit tonë do të vazhdojë të mbes i shenjtë e integriteti territorial i pa cenueshëm”, tha ajo.

/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img