2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Mish viçi me oriz basmati, quinoa dhe amaranth

Një recetë shumë e shëndetshme për të kënaqur shijet e të gjithëve

Lexoni recetën e mëposhtme për të mësuar përbërësit e tjerë.

Përbërësit:

– 500 g mish viçi,
– 200 g oriz basmati (ngjyrë kafeje)
– 100 g quinoa të kuqe,
– 50 g amaranth,
– 1-2 karota,
– 1 qepë,
– 2 thelpinj hudhre,
– 1 domate,
– pak yndyrë,
– një lugë e vogël kripë Himalaje
– pak perime erëzash,
– pak piper të bardhë dhe piper të zi.

Përgatitja:

Në vaj ulliri fërgoni qepën dhe thelpinjtë e grirë. Shtoni mishin e grirë të viçit, kripën, piperin dhe erëzat e perimeve.

Fërgoni pak (afro 10 minuta), shtoni pak ujë (cca 2 dcl) dhe fërgoni derisa mishi i viçit të zbutet.

Shtoni ujë dhe qitni orizin, quinoan e kuqe dhe amaranthin.

Fërgoni derisa orizi, quinoa dhe amaranthi të zihen (cca 20-n30 min).

Në fund qitni domaten e qëruar dhe të grirë.

Ju bëftë mirë!

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img