Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të dorëzojë sot zyrtarisht aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Aplikimi pritet t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë.
Kryeministri do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke, nga ministri për Çështjet Evropiane, ndërsa pas takimeve pritet të ketë konferencë e përbashkët për media.
Ndryshe, të mërkurën është bërë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.
Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian./Prishtinapress/