Kuvendi i Kosovës sot do t’i mbajë tri seanca, në mesin e tyre ka seancë plenare dhe një seancë e jashtëzakonshme.
Seanca e parë do të jetë në ora 09:30 në të cilën presidentja Vjosa Osmani do të mbajë adresimin vjetor.
Ndërsa, seanca plenare është e dyta në radhë që do të fillojë nga ora 10:00 dhe do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Seanca e jashtëzakonshme do të jetë nga ora 13:00 ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Rendi i plotë i ditës së Kuvendit:
Seanca plenare
Rendi i ditës:
Adresimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës;
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 09:30.
Seanca plenare
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 10:00.
Vazhdimi i Seancës plenare
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 12:00.
Seancë e jashtëzakonshme
Rendi i ditës:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
Vendi: Kuvendi Kosovës; Koha: 13:00./Prishtinapress/