Franca është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror për herë të dytë radhazi.
Francezët mposhtën Marokun në gjysmëfinale me rezultat të pastër 2:0.
Ishte Theo Hernandez i cili realizoi në minutën e pestë të ndeshjes për epërsinë fillestare të “Gjelave”.
Kolo Muani e dyfishoi epërsinë e francezëve në minutën e 79-të të ndeshjes.
Kësisoj, Franca kualifikohet në finale të Botërorit, aty ku të dielën do të takohet me Argjentinën.
Në anën tjetër, Maroku shkroi histori, duke u bërë shteti i parë afrikan që e arriti kualifikimin në gjysmëfinale të një Kupe të Botës.