-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Miniqeveria në veri, jofunksionale

Para përfundimit të vitit 2016, Qeveria e Kosovës ka inauguruar një objekt në veri të qytetit të Mitrovicës, në të cilin ishte paraparë që të sistemoheshin zyrtarë të 15 ministrive si dhe të disa prej agjencive  të pavarura të shtetit. Ky objekt i ideuar si një lloj mini qeverie nuk ka arritur të bëhet funksional për shkak se me të filluar viti i ri, qe sulmuar me bombë nga persona të panjohur.

Ndonëse, ministrja për dialog, Edita Tahiri i kishte shkruar mënjeherë Brukselit duke kërkuar prej zyrtarëve të BE-së që t’ia tërheqin vërejtjen Serbisë, që të mos e provokoj situatën brenda në Kosovë, ende nuk është zbardhur e vërteta  e plotë e këtij rasti. Ajo që dihet është se objekti vazhdon të jetë i pashfrytëzueshëm, pavarësisht se kontratat për punë i kanë të nënshkruara   105 ish- pjesëtarë të Mbrojtjes Civile, formacion illegal ky, i mbështetur dhe financuar nga Serbia.

Aktivpress ka insistuar të marr një përgjigje nga Ministria për Administratë Publike, por zyrtarët e saj nuk kanë qenë në gjendje që të japin shpjegime se kur  mund të bëhet funskional objekti në fjalë.

E paqasshme në telefon ka qenë edhe ministrja për dialog Edita Tahiri.

Ajo kishte paralajmëruar se zyra të ngjashme do të hapen edhe në Zubin Potok dhe në Leposaviç.

Gjatë takimit që ka pasur me personelin e angazhuar në objektin në veri, ajo pati shprehur bindjen se Qeveria e Kosovës, tashmë është duke e shtrirë dhe konsoliduar sovranitetin e shtetit edhe në këtë pjesë të vendit nëpërmjet integrimit të pjesëtarëve të komunitetit serb në sistemin e Republikës së Kosovës.

Në objektin në veri është planifikuar që t’I kenë zyrat Ministria e Administratës Publike, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria për Kthim dhe Komunitete, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Administrata Tatimore e Kosovës, Agjencia e Statistikave, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Agjencia për Mbrojtjen e Pyjeve, Agjencia Kadastrave, Agjencia e Arkivave, Agjencia e Shoqërisë së Informacionit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës./AktivPress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img