Komuna e Prishtinës përmes njp njoftimi i ka ftuar qytetarët për diskutim të përgjithshëm publik siç kanë cekur ppër transformimin e Kryeqytetit.
Njoftimi në vijim:
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se, me datë ????22 dhjetor, duke filluar nga ????17:00, Kryeqyteti organizon diskutim të përgjithshëm publik, në ????Sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.
Në diskutim do të jenë të pranishëm: Kryetari i Kryeqytetit, z. Perparim Rama, z. Fehmi Kupina, z. Alban Zogaj, znj. Donjeta Sahatçiu, z. Arbër Sadiku, znj. Adelina Sahiti, znj. Arta Balaj, z. Bersant Beka, znj. Besianë Musmurati, znj. Doruntinë Maloku, z. Donat Lushaku, znj. Donika Çetta, z. Florian Dushi, z. Granit Rugova, z. Ilirik Musliu z. Izet Sadiku, z. Krenar Xhaferi, znj. Mimoza Sylejmani, z. Plator Gërdovci, znj. Valbona Makolli.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Kryeqytetit, që të marrin pjesë në këtë diskutim, si mundësi e mirë për hapjen e temave të rëndësishme të interesit të përgjithshëm për transformimin e Kryeqytetit.