-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dobitë e çajit të gjelbër

Çaji i gjelbër është një nga më popullorët në botë. Pirja e këtij çaji ndihmon shëndetin e njeriut, filluar nga humbja e peshës e deri tek luftimi i kancerit.

Më poshtë janë të përmbledhura disa prej dobive të këtij çaji.

Humbja e peshës. Çaji jeshil forcon metabolizmin. Polifenoli që gjendet në të punon për të shtuar nivelet e oksidimit të dhjamit, si dhe ritmin me të cilin trupi juaj shndërron ushqimin në kalori.

Diabeti. Çaji jeshil ndihmon në rregullimin e niveleve të glukozës duke ngadalësuar rritjen e nivelit të sheqerit në gjak pas ngrënies. Kjo gjë parandalon rritje e shpejta të insulinës si dhe depozitimin e dhjamit.

Sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët mendojnë se çaji jeshil punon për renditjen e enëve të gjakut, duke i ndihmuar të qëndrojnë të relaksuara dhe të përballojnë më mirë ndryshimet në tensionin e gjakut. Mund të ndihmojë edhe në formimin e mpiksjeve, që janë shkaku parësor i atakut në zemër.

Kanceri i ezofagut. Mund të reduktojë riskun për kancer në ezofag, por mendohet gjithashtu se vret qelizat kancerogjene në përgjithësi, pa dëmtuar indet e shëndetshme përreth tyre.

Kolesteroli. Çaji jeshil redukton kolesterolin e keq në gjak dhe përmirëson raportin kolesterol i mirë – kolesterol i keq.

Alzheimeri dhe Parkinsoni. Thuhet se ai vonon përkeqësimin që shkakton Alzheimeri dhe Parkinsoni. Studimet e kryer tek minjtë treguan se çaji jeshil mbrojti qelizat e trurit nga vdekja dhe rigjeneroi qelizat e dëmtuara në tru.

Prishjen e dhëmbëve. Studimet tregojnë se antioksidanti kimik “katekin” tek çaji jeshil mund të shkatërrojë bakteriet dhe viruset që shkaktojnë infeksione të fytit, karie të dhëmbëve dhe sëmundje të tjera dentare.

Tensioni i gjakut. Konsumi i rregullt i çajit jeshil mendohet se redukton riskun e tensionit të lartë të gjakut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img