Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se përvjetori i katërt i Forcës së Sigurisë së Kosovës me mandatin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës e gjen atë me suksese të mëdha.
Sipas tij, përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit të ushtrisë.
“Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë”.
“Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza”.
“Urime qytetarë të dashur. Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë”./Prishtinapress/