3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Hoti për pushtetin: Hipokritë e mashtrues, që shkelin çdo gjë për pozitat e tyre

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth  marrëveshjeve të Kosovës me Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se këto marrëveshje nuk janë asnjëherë të dëmshme për Kosovën.

Më tutje ai ka krahasuar kërkesën e SHBA-së, sa ishte ai në pozitë që të shtyhet aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ku atëherë Hoti nga opozita u konsiderua si tradhtar kurse tani për kërkesën për shtyrjen e  zgjedhjeve në komunat në veri ka thënë se Presidentja këtë shtyrje e bëri pa asnjë bazë kushtetuese por e bëri me kërkesën e SHBA-ve.

Ai tha se veprimi i qeverisë më 2020 ishte strategjik ndërsa tani SHBA-ja i nxori këta dy anarkistë nga bataku ku kishin rënë, të cilin e kishte përgatitur Serbia me strukturat kriminale në veri.

Postimi i plotë:

Koordinimi dhe marrëveshjet me Shtëpinë e Bardhë asnjëherë nuk janë të dëmshme për Kosovën

Më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, pas pranimit të njohjes nga Izraeli, pata pranuar kërkesën e SHBA-së që të shtyhet aplikimi për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

U patën mobilizuar opozita e atëhershme me akuza për tradhti. Në dhjetor 2021, në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës, Presidentja si zakonisht nxori vrer dhe urrejtje patologjike për këtë veprim timin.

Në të vërtetë, ajo çfarë kisha bërë unë në Shtëpinë e Bardhë ishte dakordimi me aleatin kryesor të Kosovës për kohën e përshtatshme për aplikim. Vetëm mendje të sëmura politike mund të cilësonin akt tradhtie një marrëveshje për Kosovën me SHBA-në të arritur në Shtëpinë e Bardhë.

Tani Presidentja i shtyn zgjedhjet në komunat në veri pa asnjë bazë kushtetuese. Këtë ajo e bëri me kërkesë të ShBA-së pas situatës së krijuar në komunat në veri dhe në koordinim me shefin e saj në Qeveri.

Unë e kuptoj se nuk ka pasur zgjidhje tjetër, por krahasoni vetë këto dy situata:

– Më 4 shtator 2020, ne bëmë veprim strategjik në koordinim me SHBA-në.

– Ndërkaq, tani SHBA-ja i nxori këta dy anarkistë nga bataku ku kishin rënë, të cilin e kishte përgatitur Serbia me strukturat kriminale në veri.

Këta janë vetëm hipokritë e mashtrues, që shkelin çdo gjë për pozitat e tyre./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img