3.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Bizneset vendore po përballen me krizë për mbijetesë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me kolegë ka vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB).

Haradinaj tha se nga kryetari i AKB-së Agim Shahini, u njoftua nga afër për vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballen sot bizneset e vendit.

“Sot, bashkë me kolegë, vizitë Aleancës Kosovare të Bizneseve. Nga kryetari Agim Shahini, u njoftuam për vështirësitë dhe sfidat me të cilat po përballen sot bizneset e vendit”.

Tutje Haradinaj tha se gjatë mandatit të kësaj qeverie, roli i saj në zhvillimin ekonomik, nuk është ndjerë mjaftueshëm. Bizneset vendore po përballen me vështirësi të shumta.

Postimi i plotë:

Fatkeqësisht, gjatë mandatit të kësaj qeverie, roli i saj në zhvillimin ekonomik, nuk është ndjerë mjaftueshëm. Bizneset vendore po përballen me vështirësi të shumta, të cilat po rrezikojnë funksionimin e tyre e shumë nga ato po përballen me rrezikun për mbijetesë.

Bizneset prodhuese janë para kolapsit.
Bizneset kanë rritje të kostos së prodhimit për shkak të rritjes enorme të çmieve të lëndës së parë.

Inflacioni i shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë dhe naftës, prodhuesit vendorë i ka sjellur në pozitë të pa barabartë në treg me prodhuesit konkurrentë nga vendet e tjera.

Bllokimi i investimeve publike e ka goditur rëndë ekonominë. Vonesa e Ligjit të Pagave ka sjellë varfërimin e një shtrese të popullsisë e si pasojë zvogëlimin e fuqisë blerëse në treg./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img