Do gënjenim nëse do thoshim se nuk është kënaqësi më vete kur dikush të qeras me një drekë a darkë dhe më tepër sesa për faktin që nuk të duhet të shpenzosh para, kënaqësia vjen nga fakti që nuk të duhet të kalosh në procesin e sikletshëm të ndarjes së faturës.
Do paguajë secili të vetat apo do ta ndash në mënyrë të barabartë? Ok e zëmë se do ta ndajmë në mënyrë të barabartë, por nuk i ke paratë fiks dhe me pas të duhet të rregullohesh me tjetrin… këto janë rastet kur të vjen të thuash: “E di ç’ke, lëre fare se i kam unë këto!”
Dhe kështu mund të të marrë lumi dhe të përfundosh duke paguar për këdo vetëm për të shmangur sikletin… gjë që sigurisht nuk e duam.
Pikërisht për këtë arsye, Snapfood e ka thjeshtuar në maksimim këtë proces, nëpërmjet opsionit Nda Faturën. Ky ospion i bekuar që gjendet në checkout në fund të procesit të porositjes, të lejon që t’i sugjerosh miqve të tu në Snapfood që të ndani faturën në aplikacion, falas./Prishtinapress/