Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Agron Vllasaliu dhe Arlind Ahmeti, duke i dënuar me nga 21 vjet burgim për vrasje të rëndë në bashkëkryerje të tani të ndjerit N.S, në vitin 2017 në Prishtinë.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të martën, nga kryetari i trupit gjykues Alban Ajvazi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarit Vllasaliu dhe Ahmeti, dënohen me nga 20 vjet burgim për vrasje në bashkëkryerje, ndërsa për veprën penal armëmbajtje pa leje, iu është shqiptuar dënimi me nga 1 vit e gjashtë muaj.
Ndërsa, konform nenit 80 të akuzuarve gjykata u ka shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 21 vite burgim.
Pala e dëmtuar në këtë rast udhëzohet në kontest civil.
Të pandehurit obligohen secili veç e veç të paguajnë në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 50 euro dhe po ashtu 50 euro për fondin për kompensimin e viktimave.
Obligohen te pandehurit secili vec e vec te paguajn ne emer te paushallit gjyqesor shumen prej 50 euro dhe po ashtu 50 euro per fondin për kompensimin e viktimave.
Ndryshe, ky rast më parë është gjykuar nga gjykatësi Vesel Ismajli, i cili tanimë është avancuar në Departamentin Special.
Gjykata e Apelit, në nëntor të vitit 2019, përmes aktvendimit, kishte vendosur që ky rast të gjykohet sërish nga gjykata e shkallës së parë, me arsyetimin se aktgjykimi i 16 prillit të vitit 2019, është në kundërshtim me dispozitat ligjore./Prishtinapress/