1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Digjet pompa ‘Veda Petrol’, në Podujevë dëmi rreth 500 mijë euro – arrestohet një person

Pompa e derivateve ‘Veda Petrol” në fshatin Peran të Podujevës është përfshirë nga zjarri, dyshohet se zjarri ka ndodh nga pakujdesia e një puntori te mobilerisë duke ndezur stufen.

Dëmi i shkaktuar dyshohet se kap një vlerë goxha të madhe, teksa një person që dyshohet se ia vuri flakën objektit tashmë ka rënë në prangat e Policisë.

Sipas informacioneve te Prishtinapress, dëmet që janë shkaktuar për shkak të zjarrit janë rreth 500 mijë euro. Përveç pompës, dyshohet se është djegur edhe kati i dytë që është shfrytëzuar si mobilieri.

Rasti është denoncuar menjëherë në Polici, me ç’rast të gjitha njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, si dhe janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë.

Provat e mbledhura nga Policia kanë bërë që të identifikohet një person i dyshuar, i cili pas shoqërimit në stacion policor, është intervistuar nën dyshimet se ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të përfundojnë të gjitha ekzaminimet./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img