3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Fileta shojze në salcë domatesh

Një recetë e cila kërkon pak mjeshtëri në përgatitje, por që në fund do të rezultojë me një pjatë shumë elegante dhe të shijshme.

Nevojiten:

▪ Katër fileta shojze të detit prej 200 g
▪ 550 g domate të prera në katrorë (nga konserva) me erëza
▪ 400 g spinaq
▪ një qepë
▪ 100 g bademe të grira
▪ 2 lugë erëza për peshk
▪ 4 lugë vaj ulliri
▪ kripë dhe piper

Përgatitja:

Ngroheni furrën në 200 gradë. Në tenxhere ngrohni 2 lugë vaj në temperaturë mesatare dhe fërgoni qepën e grirë imët.

Pastaj shtoni domatet, zieni në temperaturë mesatare 5-7 minuta dhe përzieni spinaqin e pastruar dhe bademet e grira.

Qitni kripë dhe piper sipas dëshirës dhe qiteni në enë rezistuese ndaj zjarrit me dimensione 33:23 cm.

Sipër rendisni filetat e shojzës, qitni erëzat për peshk, qitni vajin e mbetur të ullirit dhe piqeni në furrë 12 – 15 minuta.

Ju bëftë mirë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img